Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Amerika lajmëroi Rusinë 30 minuta para sulmit në Siri

Rusia pranoi sinjale se Shtetet e Bashkuara do të sulmojnë një bazë ajrore siriane, ka thënë ambasadori rus në Kombet e Bashkuara.

Ushtria amerikane lëshoi më shumë se 50 raketa “tomahawk” në drejtim të bazës ajrore al-Shayrat afër Homsit. Ambasadori rus ka thënë se amerikanët njoftuan rusët 30 minuta para sulmit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sekretari i Shtetit amerikan Rex Tillerson ka thënë se nuk ka pasur kontakt direkt mes Trumpit dhe Vladimir Putinit, por sipas tij, nuk ka pasur nevojë për leje të Moskës për këtë sulm.