Dy ligjvënës demokratë në Shtetet e Bashkuara kanë propozuar një masë të re për ta ndalur presidentin amerikan, Donald Trump, që të mos e ndryshoj politikën ekzistuese të Shteteve të Bashkuara ndaj Rusisë, derisa të kompletohet një hetim i agjencisë FBI.
Kjo masë e propozuar mbrëmë nga anëtarët e Dhomës Përfaqësuese, Eric Swalwell dhe Eliot Engel, është e ngjashme me një legjislacion të propozuar nga një grup i republikanëve dhe demokratëve në Senatin e Shteteve të Bashkuara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPropozimi në Dhomën Përfaqësuese, sikur ai në Senat, kërkon që administrata Trump “të mos i ndryshoj sanksionet, marrëveshjet, ndihmën ushtarake ose raportet diplomatike, nga të cilat mund të përfitoj presidenti rus, Vladimir Putin, ose qeveria e tij”.
Çfarëdo ndryshimesh, theksohet në këtë propozimlegjislacion, mund të bëhen pasi agjencia FBI ta përfundoj hetimin e vet për lidhjet e mundshme ndërmjet zyrtarëve rusë dhe bashkëpunëtorëve të Trumpit.
Duke pasur parasysh se në të dy dhomat e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, republikanët e kanë shumicën, duket se ka pak gjasë që këto legjislacione të miratohen.