Qeveria gjermane të mërkurën ka miratuar dënimet, të cilat arrijnë shifrat deri në milionë euro për të gjitha mediat online, të cilat në afat prej shtatë ditësh nuk heqin lajmet e rrejshme dhe fjalimet e urrejtjes.
“Krimi i urrejtjes kundër të cilit nuk luftohet në mënyrë efikase paraqet rrezik të madh për shoqërinë e hapur, të lirë dhe demokratike”, ka njoftuar qeveria gjermane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE alarmuar me natyrën e incidenteve të shkaktuara nga postime të shumte, qeveria gjermane vazhdimisht ka paralajmëruar gjigantët e lajmeve online që të kontrollojnë më mirë përmbajtjen në rrjetet e tyre, transmeton Koha.net.
Por, qeveria e Merkelit ka vendosur për këtë veprim të ashpër pasi ka konstatuar se gjigantët e rrjeteve sociale nuk po bëjnë mjaftueshëm për të fshirë përmbajtjen që binte ndesh me ligjin gjerman.