Rritja e popullaritetit të automobilave elektrikë nuk do të zhdukë ata me djegie të brendshme edhe për të paktën 20 vjet.
Sipas të dhënave të publikuara “Facts Global Energy”, automobilat me djegie do të funksionojnë edhe së paku dy dekada edhe te modelet më të reja që planifikohet të dalin së shpejti, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRaporti i hartuar nga Cuneyt Kazakoglu, shef i kompanisë analitike FGE, sugjerohet që pavarësisht të ardhmes së bujshme që ka tregu i automobilave elektrikë, do të jetë thuajse e pamundur që të shuhet tregu i automobilave me djegie. Automobilat elektrikë akoma do të jenë pakicë në tregun botëror gjatë dekadës së ardhshme.
Me numrin e pasagjerëve të automobilave që pritet të rritet deri në 1.8 miliardë deri në vitin 2040, kompania parasheh që dhjetë për qind e tyre të jenë duke ngarë automobila elektrikë.
Kjo është rritje e konsiderueshme duke pasur parasysh se në vitin 2016, në total, në shitjet e gjithë botës vetëm 1 për qind ishin automobila elektrikë. Megjithatë, kjo nuk paraqet rënie të tregut me naftë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.