Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Honda zbulon konceptin e motoçikletës së re

Kompania e njohur japoneze Honda në panairin e 38-ë të Bangkok Motor Show, i cili do të zgjatet deri më 9 prill, ka zbuluar konceptin e motoçikletës së saj të re.

Motoçikleta e re e Hondas është 150SS Racer dhe është e frymëzuar nga motoçikleta e saj e famshme, Honda Thunder.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pa marrë parasysh se çfarë kanë menduar nga Thunder, konceptin të cilin e shohim është pa dyshim një motoçikletë e cila mburret me pamjen e saj, transmeton Koha.net. Ngjyrë hiri metalike duket se i ngjan shumë, ndërsa pjesa e pasme, e cila i ngjan shumë Yamahas R1, është si një pikë mbi “i”.

Rrotat e saj janë të bërë nga fibra të karbonit dhe vjen me gomat Metzeler, si dhe karakterizohet me disa elemente të veçanta ngjyrë kafe Racer, të tilla si dritat e rrumbullakëta dhe timoni i rrafshët.

Duke u bazuar nga emri, është e logjikshme që të vijmë në përfundim se motori i saj mund të jetë sikur i modelit Thunder ose RS150R. Honda 150SS Racer, po ashtu, vjen edhe me një sistem fantastik të shkarkimit të gazrave.

Gjithashtu, ka shumë gjasa që te Honda 150SS Racer të vendoset edhe një kamerë, ngjashëm siç gjenden ato tek motoçikletat MotoGP.

Këtë motoçikletë e ka punuar dega e Hondas në Tajlandë, por a do të ketë prodhim serik Honda 150SS Racer, këtë është vështirë të dihet tani.

{gallery}