Uber ka ndalur qarkullimin e veturave të saj vetë-vozitëse pas një aksidenti i cili ka ndodhur në Arizona. Në këtë aksident është dëmtuar edhe një veturë tjetër, siç mund të shohim nga fotografia, raporton BBC.
Vetura - një SUV i Volvos – ishte në opsionin vetë-vozitës në kohën kur ka ndodhur aksidenti, të premten, tha Uber, transmeton Koha.net. Askush nuk është lënduar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë zëdhënëse e policisë në Tempe, Arizona, ka thënë se aksidenti ka ndodhur kur vetura tjetër nuk ka sinjalizuar për kthim majtas dhe është përplasur me veturën e Uberit.
“Në veturë te ulësja e shoferit ishte një person. Është e paqartë për momentin nëse personi e kishte nën kontroll veturën në kohën e përplasjes”, ka thënë zëdhënësja Josie Montenegro.
Veturat vetë-vozitëse të Uberit gjithmonë kanë një njeri në ulësen e shoferit i cili mund të marrë veturën nën kontroll në çdo moment.
Kompania, së pari ka ndalur qarkullimin e veturave vetë-vozitëse nga rrugët e Arizonës, pastaj në Pensilvani dhe Kaliforni.