Automobilat çdo ditë e më shumë po lidhen me internet. Shumica e autoprodhuesve gjatë viteve të fundit kanë ofruar mundësinë e mbylljes, hapjes dhe nisjes së automobilave edhe përmes një telefoni apo një tableti.
Nga rehatia e shtratit, shfrytëzuesit kanë mundur të ngrohin ulëset e automobilit apo të marrin veprime të tjera brenda me vetëm një klikim në ekranin e telefonit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoËshtë lehtë të kontrollohet automobili përmes një aplikacioni, por kjo mbart më vete edhe një problem. Në disa raste ka dalë që edhe pronari i mëparshëm ka ende qasje në automobilin tashmë pronë e dikujt tjetër. Ai ende ka mundësi ta mbyllë, hapë dhe nisë automobilin... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.