Kompania e veturave Dacia ka njoftuar se në fabrikën në Mioveni, Rumuni, ka prodhuar një milion njësi të motorit benzinë 0.9 TCe.
Prodhimi i këtij motori me kapacitet prej 90 kuajfuqi ka filluar para pesë vitesh, transmeton Koha.net. Këtë lloj motori, më shumë e posedojnë modelet e Dacias dhe Renaultit të tilla si Dacia Logan, Logan MCV, Sandero, Sandero Stepway si dhe Renault Clio dhe Twingo.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një deklaratë të shkurtër ritheksohet se kontributin për zhvillimin e këtij motori me tre cilindra kanë dhënë edhe 100 inxhinierë rumun.
Gjatë procesit të prodhimit të motorit janë angazhuar 3.700 punëtorë dhe duhet theksuar se rreth 80 për qind e motorëve të eksportuar është motori 0.9 TCe – njëri nga motorët më të popullarizuar në Renault-Nissan Group.
Motori 0.9 TCe përveç fabrikës në Rumuni, prodhohet edhe në fabrikën e Renaultit në Valladolid, Spanjë.