Edhe kompania e njohur ruse që merret me modifikimin e veturave, TopCar, klientëve të vetë u ofron modelin e modifikuar BMW X6 i cili ndër tjera karakterizohet me paketën për aerodinamikën e kompanisë Lumma Design dhe me eksterier me ngjyrë vjollce Amethyst.
BMW X6 me paketën e Lumma Design është më e gjerë për dallim nga modeli standard, transmeton Koha.net. Tani, ky X6 me këtë paketë vjen me mbrojtësin e ri të përparmë me spoiler, maskën e përparme të zezë, dritat LED për ditën dhe për mjegull, set pragjesh, mbrojtësi i pasmë i modifikuar me difuzer të integruar, si dhe spoiler mbi bagazh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo nuk është e tëra, X6 me këtë rast ka marrë edhe sistemin e ri sportiv të shkarkimit të gazrave me katër gypa të vendosura në mes të veturës, amortizatorët e modifikuar, set të ri të rrotave prej 22-inç, si dhe interier të modifikuar me pedale të reja nga alumini dhe tepihët e rinj.
Gjithashtu, TopCar rus për këtë BMW X6 xDrive50i ofron edhe paketën për përforcimin e motorit të tij i cili tani është me kapacitet prej 555 kuajfuqi.
{gallery}