Shefi i Fiat Chrysler, Sergio Marchionne ka thënë se Ferrari SUV mund të jetë gati për 2019-ën, dhe pohon se mund të jetë vetura më e shpejtë e këtij modeli në botë.
Shefi ka shprehur interesimin e tij të madh për të ndërtuar një SUV apo FUV (Ferrari Utility Vehicle) qysh në nëntor të 2017-ës, dhe gjatë panairit të veturave në Detroit Marchionne ka shprehur prapë interesimin e tij, transmeton koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPavarësisht sugjerimeve se kjo markë do të ndërtoj një kamionçinë, ai ka thënë se, “Ai do të duket si një veturë Ferrari e aftë për terrene të vështira, por duhet të vozitet si një Ferrari”.
I pyetur nga gazetarët nëse do të jetë SUV më i shpejtë në botë, Marchionne është përgjigjur: “Deri tani SUV më i shpejtë i takon Alfa’s (me modelin Alfa Stelvio Quadrifoglio) dhe un nuk mendoj se Ferrari i frikësohet Alfa’s”.
“Do të bëhet më e mira për të ndërtuar SUV më të shpejtë në botë”.
{gallery}