Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Volkswageni “pushtoi” Kosovën më 2017

Pavarësisht skandaleve që e prekën viteve të fundit, kosovarët vazhdojnë t’u besojnë gjermanëve dhe gjigantit automobilistik Volkswagen. Brendi, ndër më të mëdhenjtë në botë, mbetet lider i padiskutueshëm në tregun e automobilave në Kosovë.

Rreth 40 për qind të automobilave të importuar në Kosovë në vitin 2017 i takuan kësaj familjeje gjigante. Ajo që shihet me sy nëpër rrugët e Kosovës, me ç’rast vërehet dominimi i madh i Volkswagenit, dëshmohet edhe prej të dhënave të fundit nga Dogana e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dogana e Kosovës ka treguar për gazetën se deri në mesin e muajit dhjetor në vitin 2017, u doganuan rreth 33 mijë automobila. Prej tyre shumica dërrmuese ishin automobila të përdorur.

Më shumë se 30 mijë automobila ishin njësi të përdorura apo të vjetra, ndërsa automobila të rinj ishin vetëm rreth 2500 sish. Nga këta 33 mijë automobila të importuar, rreth 13 mijë ishin modele që erdhën me logon e Volkswagenit.

Deri në mesin e muajit dhjetor, vlera totale e automobilave që u doganuan ishte rreth 176 milionë euro...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).