Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Porsche shpjegon origjinën e emrit “911”

Në muzeun e famshëm të Porsche në Stuttgart të Gjermanisë është shtuar edhe një modeli fantastik i 911.

Në një video të re, kjo kompani ka shpjeguar pse një pjesë e vogël e veturave të Porsche mbajnë këtë numër tre shifror në vend të një emri, transmeton koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sikurse edhe sot, veturat e Peugeot kanë përdorur numrat tre shifrorë në fillim të viteve 1960-ta, për shembull si 203 e 403 në atë kohë.

Pastaj, prodhuesi francez i veturave besonte se ajo mbante një markë tregtare për emrat e automobilave me tre numra dhe një zero në mes.

Porsche ka pasur kohë të ndërtojë 82 ekzemplarë të 911 para se Peugeot të bindte gjermanët për ndryshimin e emrit.

Sipas videos ku shpjegohet emri ‘911’, Peugeot i ka dërguar “një letër miqësore por të dalluar” duke i sugjeruar Porsche që të zgjedhin një emër tjetër për veturën e re të tyre sportive coupe, transmeton koha.net.

Ndërkohë, Porsche doli me një zgjidhje të thjeshtë, ajo prodhonte numrat ndaras ‘9,0,1’ për t’i vënë në vetura.

Dhe në vend që t’i ndryshonte komplet emrin veturës, ata thjeshtë zëvendësuan 0 me një 1-sh ekstra, dhe rezultati ishte emri ikonik 911.

{gallery}