Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Japonezët prezantojnë “bizonin” BMW Series 7

Kompania e njohur japoneze Wald International, kompani e cila merret me modifikimin e veturave, ka përgatitur paketë të re të quajtur “Black Bison” për zbukurimin e modelit të shumëkërkuar të BMW-së - Series 7.

BMW Series 7 Black Bison vjen me disa ndryshime estetike në eksterier, duke filluar nga mbrojtësi i përparmë dhe i pasmë i ridizajnuar, spoileri i përparmë, set pragjesh të reja, difuzer i pasmë dhe spoiler mbi bagazh, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Image

Gjithashtu, paketa “Black Bison” përfshinë edhe set të ri të rrotave nga alumini me diametër prej 22-inç si dhe sistemin e ri të shkarkimit të gazrave me katër gypa.

Sa i përket motorit, nuk është zbuluar nëse Wild International ka përforcuar edhe motorin e këtij modeli.