Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Hennessey përforcon Corvetten ZR1 në 1200 kuajfuqi

Së fundmi, kompania e njohur Chevrolet ka prezantuar modelin e ri Corvette ZR1 në version Coupe dhe kabrio ndërsa tani kompania e njohur amerikane Hennessey ka përgatitur paketat për përforcimin e këtij modeli.

Image

Standard, Corvette ZR1 ka motor 6.2-litër V8 me kapacitet prej 744 kuajfuqi, i cili është në kombinim me marshin manual me shtatë shpejtësi ose atë automatik me tetë shpejtësi, transmeton Koha.net. Sa i përket çmimit, ZR1 Coupe në SHBA ushton 119,995 dollarë ndërsa ZR1 kabrio 123,995 dollarë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hennessey për Corvette ZR1 ofron paketën “HPE850”, “HPE1000” dhe “HPE1200”, ku këto numra në emër i referohen kuajfuqive.

Image

Hennessey Corvette ZR1 HPE850 me kapacitet prej 850 kuajfuqi shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 2,6 sekonda, versioni HPE1000 për 2,5 sekonda (atë maksimale deri në 354 km/h), si dhe versioni HPE1200 vetëm për 2,2 sekonda (ndërsa atë maksimale deri në 370 km/h).