Pas prezantimit si koncept në panairin e veturave në Gjeneva 2017, Mercedes-AMG GT me katër dyer është spiunuar në rrugët e Gjermanisë për të parën herë.
Mercedes AMG GT është i bërë për të rivalizuar Porsche Panamera, kur të dalë në shitje në vitin 2018.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër shkak të aerodinamikës, Mercedes AMG GT koncept, nuk do të ketë pasqyra anësore, por në vend të tyre do të ketë disa kamera të fshehura.
Motorin do ta ketë AMG 4.0 litërsh twin turbo V8, siç është prezantuar në koncept, i ndihmuar edhe nga një motor tjetër elektrik, ndërsa nuk është specifikuar se sa do fuqi do të ketë, por pritet të ketë mbi 600 kuaj fuqi, pasi AMG thotë se shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë, do ta arrij për më pak se 3 sekonda.
Detajet mbi atë se si do të jetë versioni final i tij, kur të dal nga prodhimi, janë shumë të pakta, ndërsa pritet të lansohet në vitin 2018.
{gallery}