Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

BMW hap qendrën për zhvillim të teknologjisë për bateri

Gjatë katër viteve të ardhshme prodhuesi gjerman i automobilave do të investojë 200 milionë euro për avancimin e baterive.

Gjiganti bavarez planifikon hapjen e një qendre në Munih në vitin 2019, që do të merret me teknologji të baterive.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ekspertët në këtë qendër do të prodhojnë prototipat e sistemit të qelizave të reja të baterive.

Me këtë do të mundësohet krijimi i specifikave të reja për bateri, sipas të cilave prodhuesit mund të prodhojnë bateri ekskluzivisht për BMW, transmeton KosovaPress.

Qëllimi i qendrës do të jetë mbledhja e njohurive për bateritë që BMW do të jetë në gjendje të përdorë pavarësisht nëse do të prodhojnë vetëm bateri në të ardhmen.

Hapja e kësaj qendre kërkimore është në përputhje me strategjinë e BMW-së “Numer One> Next” që sillet rreth makinës së ardhmes, përkatësisht elektrifikimit, digjitalizimit dhe drejtimi autonom.