Aria Group, kompania e cila qëndron prapa koncepteve të Corvettes me motorin e vendosur në mes të veturës, ka publikuar një fotografi përmes të cilës paralajmëron projektin më të ri.
Koncepti i ri misterioz i quajtur Aria FXE pritet të mbajë premierën më 30 nëntor në panairin e veturave në Los Anxhelos, transmeton Koha.net. Për këtë koncept tani për tani nuk ka informata, por duke gjykuar nga fotografia duket se Aria FXE do të ketë dritat LED të holla, drita “Stop” (e ndalesës) e vendosur në mes të veturës, si dhe me eksterier me ngjyrë të lehtë gri ose të kaltër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu, në bazë të fotografisë, mund të shohim se koncepti misterioz i Arias do të vijë me mbrojtësit anësorë të mëdhenj, pasqyrat me pamje “agresive” si dhe me një spoiler të pasmë shumë të madh.
Ngjashmëritë mes këtij koncepti dhe konceptit i cili është prezantuar më herët gjatë këtij viti janë disi të dukshme. Koncepti i mëparshëm dukej si Corvette dhe kishte motor 6.2-litër V8 me kapacitet prej 650 kuajfuqi. Megjithatë, fjala është për një model tjetër me të cilin do të njoftohemi javën e ardhshme.
Want to see more? Come check out the Aria FXE Reveal on November 30th at AutoMobility LA #AutoMobilityLA #LAAutoShow #AriaFXE pic.twitter.com/KrgAOjmBz0
— Aria Group (@AriaGroupInc) November 17, 2017