Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Aston Martin paralajmëron pushtimin e tregut të super-veturave me model të ri

Në panairin e veturave në Gjenevë, kompani e njohur britanike Aston Martin ka prezantuar modelin e ri, “vëllanë e vogël” të Valkyriet, përmes të cilit paralajmëron se do të pushtojë tregun e super-veturave në të ardhmen.

Modeli Valkyrie është super-vetura ndoshta më e kërkuar e kompanisë, e cila motorin e ka të vendosur në qendër dhe është me kapacitet prej 850 kuajfuqi, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aston Martin duke u bazuar në interesimin e madh për këtë model njoftoi se së shpejti mund të sjellë një seri të këtij modeli me motor të vendosur në qendër të veturës.

Modeli i parë në këtë seri do të jetë “vëllai i vogël” i Valkyriet dhe thuhet se do të prodhohet në fabrikën Gaydon, në Britani të Madhe.

Gjithashtu, thuhet se “vëllai i vogël” i Valkyriet mund të ketë motorin V12 në vend të V8, të cilin e kanë modelet tjera, si dhe në treg ndoshta mund të arrijë në vitin 2020.

{gallery}