Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Kamioni i ri elektrik i Mercedesit sivjet “pushton” Evropën

I prezantuar si koncept vitin e shkuar në panairin IAA në Hanover, kamioni i Mercedesit Urban eTruck pritet të vijë si model i prodhuar gjatë muajve të ardhshëm.

Njoftimi erdhi nga Mercedes-Benz Trucks dhe plani është që të prodhohen rreth 20 modele, të “kamionit të parë të rëndë tërësisht elektrik”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Linja e parë e modeleve të prodhuara do të dalë në Evropë, në më pak se 12 muaj.

Image

Urban eTruck nëse mbushet maksimalisht deri 12.8 tonë në total do të peshojë 25 tonë. Ai ka bateri masive me kapacitet 212 kilovatë për orë, mjaftueshëm për të kaluar 200 kilometra distancë.