Gjiganti amerikan i veturave, Ford ka treguar rezultate financiare pozitive gjatë çerekut të tretë, por në rezultatet e veta globale ka treguar për humbjen e 73 milionë eurove në Europë, dhe kjo sipas shefit të tyre, është si rezultat i Brexit.
Ford ka postuar fitimet në të gjithë botën për çerekun e tretë deri më 30 shtator, prej 1.3 miliardë euro, ku thuhet se ka pasur shitje të shumta të SUV dhe pick-up të tyre në Amerikë, transmeton koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDerisa edhe shitjet në Amerikën Jugore, Azinë, Lindjen e Mesme gjithashtu në përgjithësi ishin pozitive.
Ndërsa figurat për Europë tregonin një humbje të madhe prej 73 milionë euro, për të cilën shefi i Ford, Bob Shanks ka thënë se “Europa ishte e vetmja gjë që unë mund ta shoh si surprizë”.
Shanks tha se rënia është pothuajse plotësisht e shpjeguar e që ndërlidhet vetëm me efektet e Brexit.