Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Nissan SUV i ‘çmendur’ e elektrik i zbuluar në Tokio

Nissan ka treguar interesimin e vet për të lansuar SUV elektrik duke zbuluar konceptin IMx në panairin e veturave në Tokio.

Nissan IMx thuhet të ofrojë një pamje të shkurtër të së ardhmes së inteligjencës së Nissanit, transmeton koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky koncept ka dy motorë elektrik, njërin të vendosur nga para e tjetrin nga pas për të shpërndarë fuqinë në të gjitha rrotat aktive, ndërsa prodhojnë në bashkëpunim 429 kuaj fuqi.

Një ekran OLED i madh ka zëvendësuar të gjitha instrumentet nga para, ku shoferi mund të kontrolloj me sytë e tij e me kokë ato në ekran.