Lotus ka lansuar një model ultra ekskluziv Elise, të quajtur Cup 260. Do të prodhohen vetëm 30 ekzemplarë të tij.
Shasia e prodhuar nga Lotus Motorsport, është një evolucion i Elise Cup 250 dhe do të ketë motorin e njëjtë 1.8 litërsh supercharged të Toyota’s që prodhon 250 kuaj fuqi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPesha është reduktuar nga 884kg në 862kg, duke bërë që ky motor tani të prodhojë 290 kuaj fuqi.
Shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 3.8 sekonda, gjysmë sekondi më shpejtë se Elise Cup 250, ndërsa shpejtësia maksimale është 243 kilometra në orë, transmeton koha.net.
Elise Cup 260 është e bërë në ngjyrë ari për të festuar 70 vjetorin e Lotus.
30 konsumatorët fatlum duhet të paguajnë 66 mijë euro për atë që Lotus e përshkruan si klasiku i së ardhmes.
{gallery}