Kompania e njohur britanike e veturave sportive, McLaren, këtë javë, në panairin e veturave në Gjenevë, ka prezantuar zyrtarisht modelin e saj të ri 720S, pasardhësin e 650S.
McLaren 720S është prezantuar në version Coupe, ndërsa më vonë thuhet se do të jetë në dispozicion edhe në version Spyder, transmeton Koha.net. Tani, dizajneri i njohur i pavaruar, X-Tomi Desing, ka shpalosur idenë e tij përmes një fotografie se si mund të duket McLaren 720S në version Spyder.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë kujtojmë, McLaren 720S ka motor 4.0-litër Twin-Turbo V8 me kapacitet prej 720 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për më pak se tre sekonda ndërsa atë maksimale deri në 341 km/h.
Në Britani të Madhe, 720S Coupe do të kushtojë 208.600 funte, ku porositë e para pritet të fillojnë në maj të këtij viti, ndërsa 720S Spyder pritet të kushtojë më shumë.