Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

McLaren F1 unik e shumë i rrallë del në shitje me 240 km të kaluara

Një McLaren F1 unik ka dal në shitje me 240 kilometra të kaluara, duke e bërë atë F1 me kilometrazh më të ulët në planet.

Shasia numër 60 i ndërtuar nga McLaren në vitin 1997 është vënë në shitje online nga shitësi i veturave klasike Tom hartley Jnr.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo veturë është e paregjistruar dhe nuk është përdorur në rrugën publike, transmeton koha.net.

Me vetëm 240 kilometra të kaluara, e bëjnë atë shumë të rrallë e unik e praktikisht veturë të re.

Vetëm 71 njësi të veturave që kanë motorin 6.1 litërsh të BMW V12 që prodhon 618 kuaj fuqi, janë ndërtuar ndonjëherë për rrugë publike.

McLaren F1 peshon vetëm 1,138 kilogram ndërsa shpejtësinë maksimale mund ta arrijë deri në 386 kilometra në orë, e edhe pse nuk ka ndonjë çmim nëse synohet të shitet kjo veturë, mendohet të arrij afër 12 milionë euro.

{gallery}