Si pjesë e lansimit të lojës Gran Turismo, Nissan e JLB Design Ltd, janë bashkuar për të krijuar një lojë fantastike, një Nissan GT-R i cili kontrollohet nga telekomanda me wireless e PlayStation.
Japonezët kanë vënë super veturën me 542 kuaj fuqi në duart e lojtarëve, në telekomandë, transmeton koha.net.
Nissan GT-R ka motorin 3.8 litërsh V6 i cili bën që kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë ta arrijë për 2.8 sekonda, e shpejtësinë maksimale prej 315 kilometra në orë.
Kjo veturë e quajtur tani GTR/C është bërë nga firma britanike JLB Design Ltd, e cila ka vënë në të 4 robotë që marrin komanda nga doreza e Playstation.