Mercedes-Benzi ka njoftuar se do të investojë 1 miliard dollarë në fabrikën e vet në Alabama për automobilat elektrikë, në 20-vjetorin e fabrikës.
Investimi pritet të ndihmojë operimet e kompanisë për automobilat elektrikë në SHBA, por ky njoftim duket se nuk i ka pëlqyer aq shumë Elon Musk, themeluesit të kompanisë Tesla, lidere në tregun e veturave elektrike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk është investim i madh për një gjigant si Daimler/Mercedes”, ka thënë ai duke shtuar se do të dëshironte që të kishte më shumë investime.
Megjithatë, e menjëhershme ka qenë përgjigja e Mercedesit që ka thënë se investimi 1 miliard dollarë vlen vetëm për Alabaman, pasi që do të investohen rreth 10 miliardë dollarë në gjithë tregun e automobilave elektrikë. “Mirë” është përgjigjur më pas Musk.
Gjiganti gjerman ka bërë të ditur se prodhimi i një modeli tërësisht elektrik SUV do të nisë më 2019 në Bremen të Gjermanisë.