Mercedes-Benzi do të zgjerojë fabrikën e vet 20-vjeçare në Alabama të Amerikës dhe po e përgatitë atë për prodhimin e brendit të automobilave elektrikë.
Si pjesë e planit të kompanisë për elektrifikim të çdo modeli nga vitit 2022, Mercedesi do të investojë 1 miliard dollarë në këtë fabrikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me lokacionet e prodhimeve për automobila elektrikë dhe bateri në Evropë, Kinë dhe tani SHBA, rrjeti jonë botëror është epokë e re në botën e automobilizmit elektrik”, ka thënë Markus Schaefer nga bordi kryesor i Mercedes-Benzit.
Rikonstruktimi i fabrikës pritet të nisë vitin e ardhshëm me automobilat që do të prodhohen nga fillimi i dekadës së re. Sipas parashikimeve, investimi njëmiliardësh do të shtojë 600 vende të reja pune.