Lajçi triumfon në garën e Evropianit në Kroaci

Lajçi triumfon në garën e Evropianit në Kroaci

17 shtator 2017 21:47

Shkëlzen Lajçi e ka përfunduar në mënyrën më të mirë pjesëmarrjen debutuese në Kampionatin Evropian të automobilizmit.

Lajçi ka triumfuar në garën që u zhvillua në Buzet të Kroacisë, duke arritur sukses historik për automobilizmin kosovar. Deri te fitorja në Grupin N, ai ka arritur me kohën prej 05:44.920 minuta.

Në këtë mënyrë “Keni” arriti të jetë më i shpejtë se çeku Tomas Vavrinec, i cili duke marrë parasysh numrin më të madh të garave në të cilat mori pjesë, do të jetë edhe kampion evropian në Grupin N.

Ndërsa, Lajçi është paraqitur në vetëm gjashtë gara, duke i tubuar 88 pikë, diçka që nuk e ka arritur asnjëri nga garuesit në kampionatin debutues.

Lajçi është paraqitur shkëlqyeshëm në vozitjen e parë, në të cilën shtegu ishte i lagur me ç'rast ai krijoi epërsi të dukshme. Po ashtu, duke marrë parasysh se Buzeti është shteg shumë teknik, “Keni” e shfrytëzoi këtë përparësi dhe në fund iu gëzua fitores.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme