Opel në panairin e automobilave në Frankfurt ka prezantuar modelet më të reja nga familja Insignia, por edhe SUV Grandland X, të cilët së bashku do të jenë automjetet e para të këtij brendi me motor hibrid.
Drejtori i ri ekzekutiv i kompanisë, Michael Loscheler, ka hapur stendën e Opel në panairin e 67-të të panairit të automobilave në Frankfurt, transmeton KosovaPress.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi u ka prezantuar gazetarëve tri modele të reja, të cilët në këtë panair do të kenë premierën botërore: Grandland X, Insignia GSi dhe Insignia Country Tourer.
Loscheler po ashtu bëri të ditur se Grandland X do të jetë modeli i parë i Opelit, i cili do të ketë në ofertë edhe versionin hibrid.
Të kujtojmë, Opel gjatë verës edhe zyrtarisht ka kaluar në pronësi të grupit PSA.
