Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

BMW Series 1 e re në shitje nga 2019-ta

Mediat gjermane shkruajnë se shitja e gjeneratës së re të BMW Series 1 pritet të fillojë gjatë vitit 2019, ndërsa prezantimi i saj do të bëhet ka mesi i vitit të ardhshëm, si dhe se do të jetë në dispozicion me sistemin e tërheqjes me rrotat e përparme.

Duhet kujtuar se prodhuesi bavarez sistemin e tërheqjes me rrotat e përparme ka ofruar edhe në serinë aktuale, Series 2 Active Tourer dhe Gran Tourer, e cila është e bazuar në platformën UKL që e përdorë ka BMW X1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

BMW Series 1, standard do të jetë në dispozicion me sistemin e tërheqjes vetëm me rrotat e përparme, ndërsa si opsion për zgjedhje disa versione do të ofrohen edhe me sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat, xDrive.

Image

Pritet që Series 1 e re të jetë ende në dispozicion në version me 3 dhe 5 dyer, si dhe do të ofrojë më shumë hapësirë në interier për pasagjerët, sidomos ata të pjesës së pasme të veturës, transmeton Koha.net.

Gjenerata e re e Series 1 blerësve do t’ju ofrojë motorët, me tre dhe katër cilindra, 1.5 dhe 2.0-litër. Ndër të tjera, përmendet edhe motori benzinë 1.5-litër me kapacitet prej 143 kuajfuqi, benzinë 2.0-litër me 272 kuajfuqi, si dhe motori si më i fuqishmi në gamë – me kapacitet prej 408 kuajfuqi.

Gjithashtu, vëmendje tërheqë edhe motori dizel 1.5-litër me 122 kuajfuqi dhe dizel 2.0-litër me 240 kuajfuqi.

BMW Series 1, po ashtu, pritet të ofrohet edhe në version Mildhybrid.