Së bashku me konceptin e ri tërësisht elektrik, Mini Electric, kompania britanke Mini për panairin e veturave në Frankfurt ka përgatitur edhe një koncept të ri.
Fjala është për konceptin John Cooper Works GP, i cili është i frymëzuar nga modeli që ka fituar garën Rally të Monte Carlos gjatë viteve 60-ta (1964, 1965 dhe 1967), transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMini John Cooper Works GP Concept karakterizohet me pamjen “agresive”, falë spoilerit të përparmë nga fibra të karbonit, vrimave të mëdha për ajër, mbrojtësve anësorë të zgjeruar, setit të ri të pragjeve, difuzerit të pasmë, spoilerit të madh të pasmë, si dhe detajeve me ngjyrë të kuqe.
Enterieri i këtij koncepti të ri, ndër të tjera, karakterizohet me dy ulëset për gara dy-ngjyrëshe dhe sistemit për mbrojtje në vend të ulëseve të pasme.
Sa i përket detajeve rreth motorit dhe detajeve tjera, ende nuk janë zbuluar por nuk do të ishte befasi nëse Mini më vonë do të prodhojë këtë model në një seri të kufizuar.
{gallery}