Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se rruga Radavc-Kullë do të jetë e mbyllur për disa orë më 2 e 3 shtator për shkak të garave në automobilizëm.
“Informoheni se më datë 02-03 shtator 2017 duke filluar nga ora 10:00 do të mbahen garat automobilistike në disiplinën malore “Kulla 2017” në aksin rrugor Radavc-Kullë. Me datë 02 shtator 2017 do të ketë stërvitje, ndërsa me datë 03 shtator 2017 do të zhvillohet gara automobilistike “Kulla 2017””, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPK thotë se në periudhën kohore nga ora 10:00 e deri në ora 18:00 ky aks rrugor për shkaqe sigurie do të jetë i mbyllur për qarkullim rrugor.
Policia apelon që në intervalin kohor të cekur me lartë qytetarët të reduktojnë qarkullimin në aksin rrugor Pejë – Kullë.