Edhe pse nuk e kishte vozitur më parë në gara, Liridon Kalenderi nuk u frikësua të shkelte deri në fund gazin për të fituar një garë të disiplinës malore të vlefshme për Kampionatin Evropian.
Në garën e parë në të cilën ai mori pjesë zyrtarisht me një automobil të tipit Mitsubishi Evo IX me 415 kuajfuqi, Kalenderi arriti të triumfonte bindshëm, madje edhe t’i afrohej rekordit të shtegut, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë 20 gusht ai mori vendin e parë në Grupin N në garën e mbajtur në Saint-Ursanne të Zvicrës. Me këtë rast u bë garuesi i parë shqiptar, i cili përfaqëson Kosovën, që arrin një sukses të tillë.
Kalenderi dominoi plotësisht në dy vozitjet e garës. Shtegun me gjatësi prej 5.6 kilometrave ai e kaloi me kohën e përgjithshme prej 4:38:704 minutash (përfshirë dy vozitjet) duke krijuar epërsi bindëse prej 30 sekondave ndaj të dytit, çekut Tomas Vavrinec, i cili udhëheq në plasmanin e përgjithshëm të Grupit N dhe është kandidati më serioz për titull kampioni.
Në plasmanin e përgjithshëm të kësaj gare, Kalenderi doli i katërti me vetëm tre automobila GT para tij...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.