Audi ka arritur marrëveshje me ekspertin e paneleve solare Alta Devices për të vendosur panelet gjeneruese të energjisë në tavanet e veturave të saja të ardhshme.
Alta Devices, me bazë në Kalifornia, është e njohur për nga panelet e saja me efikasitet të lartë solar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo do të punojë me Audi për të zhvilluar qeliza të lehta solare, të cilat do të integrohen ne tavanet e xhamit në veturë.
Prototipi i parë pritet të jetë i gatshëm më vonë gjatë këtij viti, transmeton kp.
Tavanet solare do të jenë në gjendje që të mbushin direkt baterinë kryesore të veturës, premton Audi.
Vetura e parë elektrike e Audi pritet të jetë e-tron SUV në vitin 2018, ndërsa një tjetër veturë po ashtu elektrike do të prodhohet deri në vitin 2020, e cila do të jetë në konkurrencë të BMW i3 dhe Chevrolet’s Bolt EV.