Kompania e njohur që merret me modifikimin e veturave, ABT Sportsline, tani ofron paketën e re për përforcimin e modelit të Audisë, SQ5.
Motori benzinë 3.0-litër i Audi SQ5 tani është përforcuar nga 354 në 425 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Ky përforcim pronarit të SQ5 do t’i kushtojë 3.590 euro, plus 265 euro për certifikatën TÜV dhe montimin, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu, ABT Sportsline në ofertën e saj ka edhe paketën për përforcimin e Audi Q5 me motor benzinë 2.0-litër TFSI dhe dizel 2.0-litër TDI.
ABT Sportsline për Audi Q5/ SQ5 ofron edhe disa sete të rrotave nga alumini, 20 dhe 21-inç, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, paketën për aerodinamikën, si dhe tepihët e rinj.
{gallery}