Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Zvicra ndalon Porsche Cayennen e re

Zvicra ka njoftuar se më nuk do të lejojë regjistrimin e SUV-it luksoz të Porsches, Cayenne, me motor dizel, duke cituar si arsye jehonën negative në publik për shkak të skandalit me emetimin e gazrave që tronditi industrinë e kompanisë fqinje automobilistike.

Cayennet që janë regjistruar më herët mund të lëvizin lirshëm nëpër rrugët zvicerane, por modeleve të reja me motor dizel nuk do t’iu lejohet vozitja, thuhet në komunikatën e Zyrës Federale të Rrugëve (FEDRO), e cila bënë thirrje për mbrojtjen e mjedisit, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministria e Transportit në Gjermani muajin e kaluar ka njoftuar se në modelet Cayenne dhe Macan të Porsches është gjetur një softuer ilegal i cili fsheh nivelin e vërtetë të emetimit të gazrave nga motorët me naftë.

Në total janë tërhequr nga tregu 22000 modele, gjë që ka shkaktuar skandalin në lidhje me mashtrimet me emetimin e gazrave i cili qe dy vjet po e mundon kompaninë mëmë të Porsches, Volkswagen, e cila ka pranuar se ka përdorë softuerin ilegal me të cilin ka mashtruar autoritetet të cilat merren me eko-testet e rregullta.

Softueri ilegal i ka mundësuar veturave që gjatë vozitjes normale në rrugë të lirojnë deri në 40 herë më shumë azot-oksid se sa është e kufizuar, në mënyrë që të kalojnë testit ekologjik, thekson agjencia franceze.