Auto

Peugeot pret të thyejë rekordin e shitjes me modelin 205 të viteve ‘80

Peugeot 205 klasik pritet të shitet për më shumë se 270 mijë euro, duke thyer rekord botëror.

Modeli 32 vjeçar i quajtur T16 është shumë i rrallë dhe i shpejtë, i krijuar për garat Rally.

Vetëm 200 T16 janë prodhuar ndonjëherë si pjesë e garave Rally, ndërsa modeli që ka dal në shitje është vozitur shumë pak dhe ka vetëm 1200 kilometra rrugë të kaluara, transmeton koha.net.

Rekordi i tanishëm i shitjes së Peugeot 205 është 170 mijë euro, por ekspertët parashikojnë se modeli që do të dalë në shitje do ta kalojë atë për mbi 100 mijë euro.

Entuziastët e veturave të cilët janë rritur në të 80-tat kanë shprehur interesim të madh për këtë veturë.

Pavarësisht se janë të vogël, motori me 200 kuaj fuqi bënte që kjo veturë të arrinte shpejtësinë maksimale më shumë se 210 kilometra në orë.

{gallery}