Ferrari më i pazakontë i prodhuar ndonjëherë, i quajtur “Uovo” që në italisht nënkupton “Vezë”, së shpejti do të dalë për shitje përmes ankandit ndërsa ekspertët parashikojnë se çmimi i tij mund të kalojë shifrën 10 milionë dollarë.
Çmimi i këtij Ferrari “Vezë” është vlerësuar të jetë mes 5 dhe 7 milionë dollarë, por parashikohet se të interesuarit për këtë Ferrari të ofrojnë më shumë para, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoModeli 166/mm212 Export Uovo, të cilin e ka porositur ndërmarrësi italian dhe shoferi i njohur i veturave për gara Konti Giannino Marzotto në vitin 1951, do të shitet përmes shtëpisë së ankandit Sotheby’s, Kaliforni, më 18 gusht.
Dizajnin e Ferrarit “Vezë” e ka krijuar skulptori italian Franco Reggiani në bazë të idesë së Marzottos, i cili ka dashur një veturë “futuristike” por për gara.
I quajtur “Uovo” ose “Vezë”, Ferrari i ngjan një avioni pa krahë dhe asnjëherë nuk ka lënë pa u vërejtur në gara, shkruan Corriere della Sera.
{gallery}