Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

VW motivon zëvendësimin e veturës së vjetër me të renë me ulje deri 10 mijë euro

Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen do të motivojë më një shumë prej 10 mijë eurosh për të gjithë ata, të cilët dëshirojnë të zëvendësojnë veturat e tyre të vjetra të kësaj marke.

Vendimi vjen në momentin kur Gjermania po angazhohet që të zvogëlojë emetimin e gazrave të dëmshme dhe pas skandalit të mashtrimit që ka përfshirë këtë kompani.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Blerësve do t’iu ofrohet zbritje prej 2 mijë eurosh për makinat, të cilat përmbushin standardin e ri “Euro 6” e deri në 10 mijë euro për Volkswagen Touareg.

Gjithashtu është propozuar një tjetër ulje prej 1000 deri në 2.380 euro për të gjithë blerësit e automjeteve elektrike.

Oferta do të vlejë deri në fund të vitit 2017, ka thënë një zyrtar i Volkswagenit për Agjensinë Franceze të lajmeve, (AFP).

Sipas zyrtarit, kompania është duke menduar edhe për zgjerimin e këtij plani jashtë Gjermanisë, në mënyrë që të mbulojë gjithë Evropën.

Propozimi i kompanisë vjen pas samitit të qeverisë dhe industrisë javën e kaluar për zgjidhjen e nivelit të lartë të gazrave të emetuara nga automjetet me motor dizel.