Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

BMW M5 pritet të prezantohet në gusht, premiera zyrtare në shtator

Detajet teknike dhe fotografitë e BMW M5 për 2018 do të publikohen gjatë javëve të ardhshme, në prag të premierës zyrtare të caktuar për shtator në sallonin e automobilave në Frankfurt, shkruan BMW blog.

BMW në maj publikoi videon “teaser” në të cilin është shfaqur M5 i maskuar dhe konfirmoi se ky automobil do të ketë fuqi prej 4.4 litrash M TwinPower Turbo V8 benzinë, me 600 kuaj fuqi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rivali më i madh i BMW 5 është Mercedes AMG E63 S, i cili posedon motor me 612 kuaj fuqi.

Kur bëhet fjalë për performanca, M5 arrin 100 kilometra në orë për më pak se 3,5 sekonda, derisa Mercedes AMG E63 S të njëjtën shpejtësi e arrin për 3,3 sekonda, transmeton kp.

BMW M5 për 2018 është i pajisur me sistemin M xDrive.

Sistemi i pajisjes ka tri mënyra të para-definuara të vozitjes: 2WD, 4WD dhe 4WD Sport. Nëse përzgjidhet i pari, sistemi xDrive çaktivizohet dhe BMW M5 shndërrohet në “sportist” të mirë të vjetër.