I gjatë ishte rreshti i qytetarëve të interesuar për të blerë një biletë hyrëse për garën më të madhe të vitit të automobilizmit në vend. Adhuruesit e shpejtësisë duhej të prisnin disa minuta për të marrë biletën për të parë nga afër garën e së dielës.
“Më në fund hymë”, i drejtohet një i ri shokut të tij. “Hajde ta zëmë një vend ku mund ta shohim më mirë”, ia kthen tjetri. Por tashmë ishin të pakta vendet e zbrazëta për ta parë nga afër garën “Drag Race 2017”, që u mbajt në fundjavë në Sllatinë, në afërsi të Prishtinës. Të shtunën ishin kualifikimet, ndërsa të dielën ishte gara e vërtetë. Ishte një ditë plot automobilizëm. Gara nisi në mesditë, ndërsa përfundoi vetëm pas orës 19:00, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFitues në fund u shpall Xhevdet Leci, që garoi në klasën e nëntë të veturave, përkatësisht në klasën kryesore. Ai me veturën “Audi” garën e përfundoi me kohë prej 10.001 sekondash.
“Nuk jam i kënaqur me kohën. Jam më prapa se në garat e mëparshme, por jam i kënaqur që arrita ta fitoj vendin e parë. Të shtunën do të kem garë në Gjermani”, ka thënë Leci, që jeton në Zvicër.
Favoriti i garës, Skënder Potera – Gogi, u diskualifikua, pasi kishte prekur një sensor... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.