Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

ABT përforcon R8-shin e Audisë

Kompania e njohur gjermane ABT Sportsline ka zgjeruar ofertën e saj duke modifikuar modele të ndryshme të gjigantit gjerman të veturave, Audi.

Kësaj radhe, ABT Sportsline është marrë me modifikimin e modelit Audi R8 në version Coupe dhe Spyder, transmeton Koha.net. Të dy modelet, karakterizohen me paketën për aerodinamikën e cila përbëhet nga mbrojtësi i përparmë me spoiler, maskën e përparme të re, difuzerin e pasmë, etj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Image

Kjo kompani, për këto dy modele ka zgjedhur edhe set të ri të rrotave me ngjyrë të zezë e diametër prej 20 ose 21-inç, sistemin e shkarkimit të gazrave nga çeliku, amortizatorët e modifikuar.

Gjithashtu, ABT Sportsline është marrë edhe me modifikim e enterierit të këtyre dy modele, i cili tani përbëhet nga lëkura Alcantara dhe disa detaje me ngjyrë të kuqe, si dhe me përforcimin e motorit V10 në 610 ose 630 kuajfuqi.