Tesla ka ulur çmimin e SUV-it të saj Model X për 3000 dollarë.
Tani kjo veturë elektrike e luksoze mund ta blini për 79.500 dollarë, që i bie vetëm 5000 dollarë më shumë sesa modeli bazik Model S në version Sedan, transmeton Koha.net. Edhe Model S në muajin prill i është ulur çmimi për 3000 dollarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kur e kemi lansuar Model X 75D, nuk është pritur edhe shumë mirë. Që kur kemi arritur efiçencën e kompanisë, jemi në gjendje që të ulim çmimet dhe të kemi më shumë vlerë për klientët tanë”, ka thënë në një deklaratë Tesla.
Gjithashtu, Telsa ka paralajmëruar edhe disa ndryshime në serinë e saj. Versionet P100D e të veturave do të vijnë me paketën “Premium Upgrade Package”, e cila u mundëson njerëzve që të evitojnë pagesën shtesë prej 5000 dollarë.