Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Porsche në Frankfurt do të prezantojë modelin 911 Speedster

Prodhuesi gjerman do të paraqesë në auto-sallonin në Frankfurt, një tjetër version të veçantë të 911, i cili do të ketë shenjën Speedster, shkruan Car Magazine.

Emri, të cilin Porsche e ka përdorur disa herë në historinë e saj, është përdorur për herë të parë në vitin 1950 për modelin 356, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Herën e fundit kur një model i kompanisë mori shenjën Speedster në vitin 2011, kur është ofruar seria speciale e limituar e gjeneratës 997, Porsche 911.

Numri i veturave të prodhuara atëherë ishte i kufizuar në 356, në kujtim të Speedster origjinal.

Speedster i ri duhet të bazohet në modelin Porsche 911 GTS Cabriolet, me një karroceri të modifikuar dhe do të prodhohet në sasi të kufizuara për të ruajtur ekskluzivitetin e paraardhësit të tij.

Modeli pritet të ketë turbo-motor 3.0 litra me gjashtë cilindra dhe 450 kuaj fuqi. Kur bëhet fjalë për perfomancat, Speedster i ri do të arrijë nga 0 deri 100 kilometra në orë për 3.8 sekonda, ndërsa shpejtësia e tij maksimale do të jetë rreth 310 km në orë.

Çmimi pritet të jetë më i lartë se sa GTS Cabriolet, i cili në Gjermani kushton 138,850 euro.

{gallery}