Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Prezantohet BMW M2 i ri elegant me enterier komod

Qe disa ditë, në sallonin e BMW Abu Dhabi, është duke u ekspozuar BMW M2 i ri i cili vjen me ngjyrë të zezë Sapphire dhe me paketën e AC Schnitzer e cila i jep një pamje shumë elegante.

Paketa e AC Schnitzer përfshinë spoilerin e përparmë, difuzerin e pasmë nga fibra të karbonit dhe spoiler mbi bagazh, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjithashtu, ky BMW M2 i ri ka edhe amortizatorët e modifikuar, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave me tubat me ngjyrë të zezë, set të ri të rrotave pesë-cepësh me diametër prej 22-inç, si dhe me enterier shumë komod prej lëkurë me ngjyrë të zezë e qepje me ngjyrë të kaltër dhe disa detaje tjera nga fibra të karbonit.

Nën kofanon e këtij M2 të ri, gjendet motori 3.0-litër M Twin-Power me gjashtë cilindra e me kapacitet prej 272 kW ose 370 kuajfuqi.

{gallery}