BMW Abu Dhabi është duke prezantuar modelin e modifikuar BMW X5 M me paketën e kompanisë japoneze 3D Design me disa elemente të huazuara nga kompanitë e njohura Manhart dhe AC Schnitzer.
Paketa e 3D Desing për këtë X5 M përfshin spoilerin e përparmë nga fibra të karbonit, set pragjesh, difuzer të pasmë, si dhe kofanon me vrima për ajër të huazuar nga Manhart, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu, X5 M këtë pamje e ka falë elementeve nga BMW M Performance (maska e përparme me ngjyrë të zezë, pasqyrat nga fibra të karbonit), dhe setit të rrotave AC Schnitzer nga alumini me diametër prej 22-inç dhe sistemit sporti të shkarkimit të gazrave.
Nën kofanon e këtij BMW X5 M gjendet motori 4.4-litër V8 Twin-Turbo me kapacitet prej 575 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4,2 sekonda ndërsa atë maksimale e ka të kufizuar deri në 250 km/h.
{gallery}