Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Subaru Impreza e re debuton në shtator

Gjenerata e re e Subaru Impreza do të ketë premierën evropiane më 12 shtator, në sallonin ndërkombëtar të automobilave që do të mbahet në Frankfurt.

Automobili bazohet në platformën mekanike globale për të cilën Subaru pohon se prezanton hap të rëndësishëm në krahasim me gjeneratën e mëhershme, transmeton KP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Subaru Impreza për 2018 është e pajisur me teknologjinë më të re të sigurisë, në të cilën bën pjesë edhe gjenerata e fundit e sistemit të asistencës EyeSight, sistemi automatik i frenimit në rast rreziku nga ndeshjet, paralajmërimi për lëshim të padëshiruar të korsisë.

Motori i Impreza evropiane definitivisht do të bëhet i ditur në fillim të shtatorit dhe tash për tash dihet se modeli për tregun amerikan do të jetë me motor 2.0 benzinë me 152 kuaj fuqi.