Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Nga zjarri i qëllimshëm në Hamburg shkrumbon 12 “Porsche”

Një zjarr i fuqishëm përfshiu një konçesionar makinash luksoze në Hamburg të Gjermanisë, që përgatitet të mikpresë samitin e rëndësishëm të G20-s.

Departamenti i zjarrfikësve mendon se me shumë gjasë bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. 12 makina tip “Porsche” janë shkrumbuar nga flakët, që përfshinë konçesionarin në orët e para të ditës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

38 zjarrfikës u angazhuan në fashitjen e zjarrit, të cilin arritën fatmirësisht ta frenonin përpara se të përhapej e të digjte edhe makina të tjera.

Disa automjete u dëmtuan, sipas mediave vendase, edhe nga shkuma e përdorur për shuarjen e flakëve. “Porsche” e llogariti koston e dëmit në më shumë se 1 million euro.

Zyrtarët lokalë dyshojnë se incidenti mund të ketë lidhje me takimin e G20-s, por po hetojnë përpara se të dalin në përfundime.