Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Interesim i madh në Kinë për makinat tre-rrotësh

Automjeti me 3 rrota është mjeti i preferuar si te popullata vendase, ashtu edhe te turistët në udhëtimet e shkurtra.

Këto automjete mund të gjenden pothuajse në fillim të çdo rruge të Pekinit, në vendet historike dhe turistike e nëpër dyqane, të cilat ndonjëherë transportojnë qytetarët të cilët bëjnë pazar, e ndonjëherë turistët të interesuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Automjetet me tre rrota, çmimet e të cilave zakonisht përcaktohen sipas distancës ku do të shkohet, duke bërë pazarllëk me shoferin, paraqesin një pamje unike në krahasim me mjetet e tjera të transportit të botës moderne si metrot, autobusët e taksit.

Këto automjete zakonisht i transportojnë pasagjerët në distancë disa kilometërshe për mesatarisht 10-20 juanë (1,30-2,60 euro).

Në këto automjete, të cilat për shkak të gjatësisë dhe hapësirës së vogël të brendshme nuk hyjnë në klasën e transportit tregtar, prapa shoferit ndodhet një ulëse e madhe për një person, por e vogël për dy persona. Ndërkaq, për ngasjen e tyre nuk ka nevojë për patentë shoferi.

Automjetet 3 rrotëshe të cilat po përdoren duke filluar nga transporti e deri në tregti, po bëhen alternativë e taksive në distanca të shkurtra, ku ka edhe lloje elektrike të tyre.

Shtylla kurrizore e tregtisë nëpërmjet internetit dhe të sistemit të kargos

Për këto mjete të cilat mund të gjenden në forma dhe ngjyra të ndryshme pothuajse çdo kund, interesim të madh po tregojnë edhe kompanitë tregtare nëpërmjet internetit.

Meqë janë të vogla, ato po hyjnë lehtësisht në vend ku automjetet normale nuk munden dhe kjo mundëson arritjen e kargove në mënyrë të shpejtë.

Sipas një hulumtimi të bërë në Pekin gjatë vitit të kaluar, vetëm kompanitë kanë rreth 60 mijë automjete të tilla në kryeqytet.