Gjenerata e re e Audi A8 do të debutojë në platformën filmike para premierës botërore e cila është caktuar të mbahet më 11 korrik në Barcelonë.
Top modeli i kësaj marke premium, do të debutojë në filmin e ri të Marvelit, “Spider-Man: Homecoming”, i cili pritet të shfaqet në kinematë botërore nga muaji i ardhshëm, transmeton Koha.net. Fansat e këtij filmi do të jenë të parët që do ta shohin këtë veturë luksoze, gjegjësisht në premierën e filmit e cila do të mbahet më 28 qershor në Los Angeles.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë film të ri në rolin kryesor luan aktori Tom Holland, pra si Peter Parker, të cilin Happy Hogan (Jon Favreau) e vozit atë me modeli e ri Audi A8 L. Kjo skenë filmike i mundëson shikuesve të shohin pjesën e përparme dhe anësore të top modelit të Audisë.
Përveç kësaj, shikuesit mund të shohin edhe demonstrimin e inovacioneve që i posedon ky model, të tilla si vozitja e automatizuar në komunikacion të ngarkuar: gjatë vozitjes Happy heq duar nga timoni dhe vetura vazhdon të vetë-vozitet, si me magji, përcjell Koha.net. Audi A8 i ri merr përsipër vetë-vozitjen kur aktivizohet sistemi ndihmës Audi AI për vozitje në kolonë.
Përveç Audi A8 të ri, edhe dy modele të kësaj marke do të shfaqen në filmin “Spider-Man: Homecoming”. Tony Stark do të vozisë modelin Audi R8 V10 Spyder, ndërsa Peter Parker Audi TTS Roadster.
{gallery}